Maqedoni

Vjedhjet në shtëpi, vjedhësit informohen nga rrjetet sociale

30.07.2016 15:34

Vjedhjet në shtëpi apo banesa rriten gjat sezonit të verës. Ndërsa vjedhësve mund të ua bëni punën...

Vjedhjet në shtëpi apo banesa rriten gjat sezonit të verës. Ndërsa vjedhësve mund të ua bëni punën më të lehtë nëse i njoftoni në rrjetet sociale se ndodheni diku për pushime. 
 
Keqpërdorimet të cilat shkakëtojne dëme materiale shënohen në raste kur familjaret nuk janë në shtepi apo në banesat e tyre, ku në këte periudhe shumica e shtepive janë të zbrazura dhe njerëzit janë duke I  shfrytezuar pushimet verore. Kjo u mundëson më  lehtë vjedhësve të depertojnë në rrjetet sociale për marrjen e informacioneve se në cilat vende ndodheni dhe kështu shënjestrojn banesat apo shtëpitë ku nuk ka njerez.
 
Sot nga një banesë në Shkup janë vjedhur rreth 22.000 euro dhe stoli. Siç njoftojnë nga MPB, vjedhja është kryer në periudhën nga ora 11:15 deri në orën 12:45 kur autori me çelës të përshtatur e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë brenda dhe ka marrë 14.500 euro, një çantë femrash në të cilën ka pasur para, në vlerë të përgjithshme prej rreth 420.000 denarë dhe stolo.
 
Marr parasyshë rrezikun për vjedhje qytetarët thonë se duhet të kemi kujdes se qka postojm në rrjetet sociale.
 
“Un mendoj se duhet patur kujdes për arsye se shumica e rinisë janë pa punë , dhe tash është sezona kur krejt gurbetqart janë këtu dhe mendoj se duhet të kenë kujdes kur postojn se mund të vjedhin se nuk kanë financime”, shprehet qytetari.
 
“Mendoj që duhet patur kujdes per ata njerëz që keqpërdorin rrjetet sociale”, theksoi qytetari.
 
Vitin e kaluar gjatë verës në Shkup janë regjistruar 323 vjedhje nëpër shtëpi. Shumica e tyre kanë ndodhur në korrik apo 130 prej tyre.
 
GAZMEND KURTISHI