Maqedoni
Tetovë, KSHZ: Interesimi i ulët për konfirmimin e votës
30.07.2016 16:11
Nga 39.502 votuesit e kontestuar, 3188 janë nga Komuna e Tetovës...

Por interesimi për të verifikuar të drejtën e votës është i vogël thonë nga njësia rajonale e KSHZ-së në Tetovë. Ata presin që ditët në vijim të rritet ky interesim.
“Interesimi është simbolik , deri sot vetëm dy qytetar janë paraqitur të cilët janë në atë listën me të dhëna të dyshimta. Komuna e Tetovës, vetëm Tetova ka 3188 votues me të dhëna të dyshimta, Bogovina 896 votues, Bervenica 507, Zhelina 742, Tearca 1024 votues të tillë dhe Jugonovca 340, të gjithë këta qytetar të cilët gjenden në atë listë duhet të paraqiten në njësinë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor , në Tetovë me vete duhet të sjellin një dokument identifikimi, letërnjoftim ose pasaportë vlershme”, shprehet udhëheqësi i zyrës rajonale Dehar Mustafi.
Mustafa thekson se të gjithë ata qytetar që janë në listën si votues të kontestuar , duhet të paraqiten , në Komisionin Shtetëror Zgjedhor , në komunat përkatëse , në të kundërtën rrezikojnë të fshihen nga lista zgjedhore.
“Në qoftë se nuk do të paraqiten të njëjtit rrezikojnë të fshihen nga lista zgjedhore, këta votues do të kenë edhe një shans të dytë, gjatë shqyrtimit publik të listës zgjedhore e cila do të bëhet pas shpalljes së zgjedhjeve në afat prej 15 ditësh , ata duhet të vijnë personalisht dhe do ta vërtetoj të drejtën e votës”, shprehet udhëheqësi i zyrës rajonale Dehar Mustafi.
Poashtu banorët e komunave rurale të cilët gjenden në listën zgjedhorë të votuesve të kontestuar, të Zhelinës, Tearcës, Bogovinës, Bërvenicës, Jegunovcit, verifikimin e të dhënave të tyre mund ta bëjnë në komunat e tyre.
Të gjith 39 502 votuesit e dyshimtë të drejtën e tyre të votës duhet ta konfirmojnë deri më 19 gusht.
VISAR SADIKI
