Maqedoni

KSHZ: Vazhdon regjistrimi, deri më sot janë paraqitur 482 qytetarë

30.07.2016 16:27

Kështu duket fletëparaqitja të cilën mundet ta plotësojë çdo qytetar që i sheh të dhënat e tij në listen e 39 mijë 502 votuesve të kontestueshem...

Që nga dita e pare e regjistrimit e deri sot  këtë të drejtë e kanë realizuar gjithsej 482 persona prej tyre 371 qytetarë  kanë shfrytëzuar metodën e regjistrimit elektronik, përmes faqes zyrtare të KSHZ-së, derisa 111 peronat e tjerë janë paraqitur nëpër njësitë rajonale të KSHZ-së të shpërndara nëpër të gjitha qytetet e vendit.
 
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk dhanë detaje më të hollësishme sa i përket regjistrimit me numër të qytetarëve nëpër komuna, por theksuan se e drejta e votimit mund të konfirmohet me dorëzimin e njërit nga dokumentet valide, qoft pasaportë apo letërnjoftim valid biometrik.
 
“Që nga fillimi i paraqitjes së qytetarëve për tu regjistruar dhe për ta konfirmuar të drejtën e tyre per votim, tash e 4 ditë rrjesht po ec në rregull, dhe pa vështirësi. Deri sot në ora 11 e 30 minuta janë paraqitur për regjistrim gjithsej 482 qytetarë, prej tyre pjesa më e madhe prej 371 personash kanë shfrytëzuar metodën e regjistrimit elektronik përmes faqes zyrtare të KSHZ-së, derisa 111 personat e tjerë janë paraqitur npër njësitë rajonale të KSHZ-së të shpërndara nëpër të gjitha qytetet e vendit”, shprehet zëdhënësja në KSHZ, Ljubka Guguçevksa. 
 
Sipas zëdhëses së KSHZ-së Lubka Guguçevska, procedura e  regjsitrimit, për ta konfirmuar të drejtën e votimit nuk ka hasur në pengesa, përvec informacioneve  shtesë për procedurën e regjistrimit të cilën e kërkojnë si sqarim ata qytetarë të cilët aplikojnë në formë elektronike.
 
Afati për kontroll dhe paraqitje zgjat deri me datë 19 gusht. Më pas në afat prej 10 ditësh KSHZ bën kontrolle shtesë për saktësinë e dokumenteve të dorëzuara për regjstrim, me crast mund të kërkojë që personi i dyshimtë të paraqitet personalisht në hapësirat e KSHZ-se, apo edhe me video lidhje.
 
Këtë të drejtë mund ta kërkojnë së paku 3 anëtarë KSHZ-së.
 
Persona të cilët gjenden në listë e votuesve të kontestueshem do të kenë edhe një mundësi shtesë për tu paraqitur gjatë shqyrtimit publik, pas shpalljes së zgjedhjeve, të paraqesin kërkesë për ta konfirmuar të drejtën e tyre te votes.
 
KSHZ u bën thirje të gjithë qytetarëve të kontrollojnë se a janë apo jo në listën e personave të kontestueshëm, dhe nëse janë, ta shfrytëzojnë njërën nga mundësitë të cilën ua ofron KSHZ për ta konfirmuar të drejtën e votimit.
 
Lista me të dhëna të kontestueshme të qytetarëve erdhi si rezultat i kontrollit në terren, me crast ka pasur mos përputhje të ë dhënave të kontrolluara sipas medodologjisë së kryqëzimit të të dhënave.
 
MERITA GASHI