Maqedoni

“Lëvizja Besa”: Lista raciste, votuesve t’u kthehet e drejta e votës; ”Uniteti”: Pastrimi i listës zgjedhore në dëm të shqiptarëve

30.07.2016 17:03

Lëvizja Besa akuzon KSHZ-në dhe partitë politike se me përpilimin e listës së 39 mijë votuesve...

Lëvizja Besa akuzon KSHZ-në dhe partitë politike se me përpilimin e listës së 39 mijë votuesve të dyshimtë po shkelin kushtetutën duke ua marrë atyre të drejtën e votës, ndërkaq tentojnë ti paraqesin shqiptarët si faktorë antidemokratik dhe shkaktarë të krizës politike.
 
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se lista është raciste dhe tendencioze në të cilën nuk ka votues fantom por real, shtetas të Maqedonisë të cilët madje në asnjë moment nuk kanë lëshuar vendin.
 
“Kjo listë përveç që është raciste ka edhe dhjetra mijëra argument se është krejt tendencioze. Analiza jonë flet se shumica dërmuese e votuesve të asaj liste lëre që nuk kanë bërë dalje të shpeshta dhe të gjata nga Maqedonia por ka plot që me vite të tëra nuk kanë dalë nga ky shtet. Shumica e votuesve shqipatarë të vendosur në atë listë janë votues me deklarime publike opozitare që na bën të dyshojmë se këtu ka gisht partia shqiptare në pushtet që kështu dëshiron të përjashtojë votën kundër saj në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet kryetari i Lëvizjes Besa. 
 
Për kthimin e këtyre votuesve në listën zgjedhore, Lëvizja Besa ka vendosur që të ngrejë procedurë në  gjykatën kushteteuese për vlerësimin e vendimit të KSHZ-së gjatë përpilimit të listës së votuesve të kontestueshëm.
 
Do të kërkojnë nga avokati I popullit të reagojë për diskriminim, ndërkaq KSHZ dhe partitë politike të japin llogari për metodologjinë e zgjedhur për pastrin e listës zgjedhore. Paralelisht me këtë aktivistët e Besës do të dalin në teren për të ndimuar votuesit se si të rikthehen në listën e zgjedhësve.
 
“Veçmë kemi marrë hapa në këtë drejtim. Lista është ndarë në nivel të komunave, ëhstë ndarë gjitha strukturave të lëvizjes besa në nivel të degëve dhe nën degëve me instruksione se çka duhet të bëjnë dhe si duhet të veprojnë që çdo qytetari ti mundëoshet të rikthehet në listën e votuesve dhe ti rikthehet e drejta e votës”, shprehet kryetari i Lëvizjes Besa.
 
Kanë reaguar edhe nga Uniteti të cilët thonë se Kodit zgjedhor si dhe vendimi aktual për pastrimin e listës zgjedhore është në dëm të madh për shqiptarët pasi nuk shlyhen votuesit e rrejshëm por votyesit shqiptarë.
 
Nga partia e Gëzim Ostrenit konsiderojnë se pa regjistrim të popullatës nuk mund të krijohet Listë zgjedhore valide.
 
MERAL ISMAILI