Maqedoni

Aksident trafiku, dy të lënduar, KRSKRR apelon për vozitje të kujdesshme

30.07.2016 17:29

Mbrëmë rreth orës 21 e 40 minuta, Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku, në një pjesë të autostradës mes fshatit Udovë dhe Demir Kapi...

Të lënduarit janë transferuar për mjekim në Shkup. Siç informon MPB, në aksident kanë marrë pjesë tre automjete.

Me lëndime të rënda në kokë dhe krahun e majtë dhe thyerje të brinjëve ka kaluar shoferi i automjetit.

Lëndime në kokë dhe gjakderdhje të brendshme ka edhe bashkudhëtari. Të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën e verës, tradicionalisht vjen deri në rritje të dyfishtë të statistikës së zezë.

Prandaj nga Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor, apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë maksimalisht të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, t'i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kufizimeve dhe kushteve në rrugë.

"Posaçërisht vozitja e shpejtë, alkooli, lodhja, distanca e pamjaftueshme, parakalimi i papërshtatshëm, drejtimi i keq i lëvizjes dhe automjeti teknikisht i parregulluar, shpesh herë janë shkaqet për aksidentet rrugore", theksojnë nga Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor.

Gjithashtu, nga ky këshill apelojnë para undhëtimit në destinacione të gjata, të merret një ditë pushim para udhëtimit, që të udhëtoni të pushuar, të shmanget udhëtimi gjatë ditës kur temperaturat janë shumë të larta, të bëhen pauza të shpeshta dhe pjesëmarrje të koncentruar dhe aktive në komunikacion.

Sipas statistikave në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, gjithsej 65 persona e kanë humbur jetën në aksidentet në komunikacion. 

MERAL ISMAILI