Maqedoni

Dimova: Policia nuk mund të më frikësojë

30.07.2016 18:00

Deputetja e LSDM-së Lidija Dimova ka reaguar ashpër për siç thotë veprimin e paligjshëm të policisë rrugore...

Deputetja e LSDM-së  Lidija Dimova ka reaguar ashpër për siç thotë veprimin e paligjshëm të policisë rrugore, të cilët duke e ditur se deputetja Dimova është në në sallën e Kuvendit, i kanë penguar familjes së saj, duke e kërkuar atë në shtëpi.  
 
Dimova është kërkuar nga policia rrugore  për ti dhënë  të nënshkruaj  disa process verbale për një vepër komunikacioni  që  ka ndodhur para një muaji.  
 
“Edhe njeriu që nuk ka asnjë njohuri për ligjet e ka të qartë se është një absurd i lartë që të nënshkruhet një procesverbal për diçka që është konstatuar në vendngjarje pas një muaji. Të mos flasim për atë se me cilën të drejt vijnë në shtëpi dhe më shqetësojnë mua dhe familjen time? Në atë kohë, në lagje ka njerëz, ashtu si shikoni këtu ka edhe vend argëtimi dhe qëllimi është i qartë që të krijohet një film i presionit”, shprehet deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova.
 
Në ndërkohë në reagimin e lëshuar nga ana e VMRO-DPMNE-së  thuhet se  Lidija Domova është infektuar me virusin e kriminelit të aboluar Zoran Zaev,  I cili mendon se me veprime të pa lagjshme pa mbajtur përgjegjësi mund të pasurohet.
 
Dimova akoma mendon se të gjithë qytetarët mund të dënohen për mosrrespektim të rregullave të komunikacionit përveç saj, sepse është deputete e propozuar nga krimineli I aboluar Zoran Zaev.  
 
Të gjithë në këtë shtet do të duhet ti paguajnë dëmet e shkaktuara dhe të përgjigjen para drejtësisë, , ashtu e Dimova duhet të paguajë dëmin që e ka shaktuar  në komunikacion, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.  
 
MERITA GASHI