Botë
Forcat turke e bllokuan bazën Inxhirlik
31.07.2016 12:19
Rreth 7.000 forca speciale turke në autoblinda e rrethuan sot në mëngjes bazën ajrore Inxhirlik që e shfrytëzojnë NATO-ja dhe SHBA-ja, njoftojnë mediat turke...

Ministri turk për negociata me BE-në, Omer Çelik sqaroi se bëhet fjalë për "kontroll sigurie", por u paraqitën edhe spekulime për tentim të ri për puç.
Gazeta turke, Huriet paraprakisht njoftoi se policia në qytetin Adana në afërsi të Inxhirlikut, ka marrë informacione për tentim të ri për puç, pas çka aty janë dërguar forca speciale.
Hyrja në bazë është e bllokuar, ndërsa në fotografi nga qytetarët shihen forca speciale me armë automatike dhe topa uji./mia
