Botë

Autoritetet turke kanë zbuluar porosi në rrjetin e Gjulenit në maj të vitit 2015

31.07.2016 12:33

Autoritetet turke kanë zbuluar porosi të shifruara mes ithtarëve të imamit Fetullah Gjulen, i cili jeton në SHBA, para tentimit për puç më 15 korrik...

Me këtë Ankaraja ka fituar dhjetëra mijë emra të njerëzve nga rrjeti i tij, deklaroi një përfaqësues turk.
 
Sipas tij, shërbimi i inteligjencës turke MIT filloi të deshifrojë porosi të cilat janë të drejtuara përmes aplikimit Bejlok në maj të vitit të kaluar, njoftoi Gardian.
 
Pas aksionit, autoritetet turke kanë fituar pothuajse 40.000 emra të ithtarëve të predikuesit, prej të cilëve "numri më i madh janë drejtpërdrejtë të lidhur me tentimin për puç"./mia