Botë
Erodagani paralajmëroi reforma në forcat e armatosura
31.07.2016 12:48
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi reforma te forcat e armatosura pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet më 15 korrik...

"Me reformat e paralajmëruara, të gjithë komandantët dhe shefat ushtarak do të jenë drejtpërdrejtë nën komandën e MM-së", deklaroi ai në një intervistë për TV Haber.
Erdogani shtoi se shefi i SHM-së dhe i shërbimit të zbulimit MIT duhet të kalojnë nën kompetencë të drejtpërdrejtë të presidentit. Ata për momentin iu nënshtruan kryeministrit. Kjo do të thotë edhe ndryshime kushtetuese, me ç'rast do të kërkohet edhe mbështetje nga opozita, theksojnë mediat perëndimore.
Erdogani paralajmëroi edhe mbyllje të të gjitha akademive ushtarake të cilat do të zëvendësohen nga një universitet kombëtar ushtarak.
Do të zvogëlohet edhe numri i xhandarmërisë, por në zëvendësim do të përforcohet armatimi i tyre. Një pjesë e ndryshimeve pritet të publikohen në gazetën zyrtare qeveritare që sot.
Në intervistë, Erdogani theksoi se predikuesi turk Fetulla Gjylen, i akuzuar në tentimin për grusht shtet, është vetëm pion i "një fuqie tjetër lëvizëse", e cila qëndron pas tij.
Presidenti turk shtoi se ithtarët e Gjylenit janë infiltruar edhe në Partinë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit, por ishin të paktë në numër dhe se "janë pastruar".
Avokatët e tyre veçmë filluan të punojnë në tërheqjen e padive kundër njerëzve, të cilët e kanë ofenduar, midis të cilëve edhe qytetarë të rëndomtë dhe anëtarë të partive opozitare./mia
