Botë

SHBA: Nga përplasja e balonës – 16 persona të vdekur

31.07.2016 13:17

Së paku 16 njerëz janë vrarë nga rrëzimi i balonës në një fushë në qytetin Lokhart në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kanë raportuar mediat lokale...

Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se balona ishte përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej. Televizioni lokal ka raportuar se autoritetet policore kanë thënë se askush nuk ka shpëtuar.
 
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka shprehur ngushëllime për ata që kanë humbur jetën në këtë rrëzim të balonës.
 
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit zhvillon hetime lidhur me këtë përplasje./evropaelire