Maqedoni

Kumanovë, therret me thikë një polic

31.07.2016 13:40

Një pjestarë i polic ka mbetur i vdekur mbrëm në Kumanovë si pasojë e therrjes me thikë nga një banor në lagjen rome Sredorek...

Efektivi i policisë Goran Stanishevski është goditur për vdekje mbrëmm rreth ores 21 e 30 minuta, gjat tentimit për të arrestuar personin me iniciale E.B.
 
“Zyrtari policorë 36 veçari nga kumanova ka vdekur mbrëm në spitalin e kumanovës nga plagët e marra me thikë gjat intervenimit për arrestim të një personi 33 vjeçar të lagjes Sredorek të Kumanovës”, shprehen nga MPB.   
 
Deri te incidenti ka ardhur pasi policia  kishte intervenuar pas paraqitjes së dhunës familjare e shkaktuar nga personi me iniciale E. B, i cili fizikisht i kishte sulmuar nënën dhe motrën e tij, të cilat ishin dërguar me ndihmën e shpejtë në spitalin kirirgjik në Kumanovë.
 
Gjat tentimit për të arrestuar personin në fjalë i cili ka pasur problem psiqike dhe sjellje agresive, ai ka therrur me thikë policin Stanishevski I cili menjëherë është transferuar në spitalin kirurgjik në Kumanovë por nuk ka rritur tu mbijetojë plagëve.
 
Ndërkohë policia ka arrestuar sulmuesin.