Botë
Sulmuesit armenas i liruan edhe dy pengjet e fundit
31.07.2016 14:32
Sulmuesit, të cilët pothuaj dy javë janë të rrethuar në stacionin policor në Erevan, liruan sot dy pengjet e fundit, njoftuan autoritetet lokale...

"Dy mjekë të cilët ishin pengjë, e braktisën mbrëmë ndërtesën e okupuar", deklaroi zëdhënësi i policisë armenase.
Në Armeni situata është e tensionuar pasi një grup i armatosur e morën stacionin policor në Erevan më 17 korrik, duke kërkuar lëshimin në liri të liderit të opozitës, Zhirair Sefiljan.
Rrethimi afatgjatë sipas të gjithave gjasave duket se nuk ka përfunduar pasi mediat perëndimore njoftojnë për shpërthime në afërsi të stacionit policor.
Sulmuesit vranë një polic dhe morën kanë mbajtur katër mjek si pengjë, të cilët gradualisht i lironin. Grupi i cili e ndërmori stacionin quhet Sasna Tsrer./mia
