Maqedoni
LSDM, Strugës i shkurtohen 8.5 miljon euro nga IPA fondet
31.07.2016 17:09
Shkurtimi i mbi 8.5 milion euro nga fondet IPA për Maqedoninë, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e sistemit kolektor në fshatin Radozhdë të Strugës...

Shkurtimi i mbi 8.5 milion euro nga fondet IPA për Maqedoninë, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e sistemit kolektor në fshatin Radozhdë të Strugës, u bënë me faj të pushtet akuzuan nga LSDM.
Sipas kësaj partie pasojat e kësajë do të jenë ndotja liqenit të Ohrit ku do të vazhdojnë të derdhen ujërave të zeza nga kjo lagje turistike dhe zonat përreth.
Madje sipas deputetit socialdemokrat Jovan Mitreski, Nikolla Gruevski pak ditë më parë gënjeu se problemi i sistemit kolektor në Radozhdë, do të zgjidhet nga fondet IPA të BE-së.
"Bashkimi Evropian, sipas informatave që kemi, ka tërhequr paratë e planifikuara për sistemin kolektor që në vitin 2007, me sqarimin se kjo qeveri nuk ka kapacitet që ti përdor fondet brenda afateve të përcaktuara. Këto fonde të ndara në vitin 2007 me një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2010 deri më sot kurrë nuk janë përdorur", shprehet deputeti i LSDM-së Jovan Mitreski.
Njëherit Mitreski theksoi se qeveria pesë vitet e fundit nuk i ka pranuar amendamentet e LSDM-së me buxhetet vjetore që të ndahen mjete për kolektorin në Radozhdë.
Poashtu nga LSDM thonë se rreth 24 milionë euro para të ndara për Maqedoninë në IPA 1, iu kthyen Brukselit si mjete të pashfrytëzuara.
Sipas Mitrevskit një pjesë e tyre ishin për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni, një pjesë për infrastrukturën rrugore.
MERAL ISMAILI
