Maqedoni
Transporti publik në Shkup nga një shtatori vetëm me kartela elektronike
31.07.2016 17:14
Prej me 1 shtator qytetarët do të mundë ta shfrytezojnë transportin public vetëm me kartela elektronike...

Biletat në forme të letrës nuk do të jenë me valide dhe nuk do të ketë pagesë aty për aty në autobus.
Instalimi i sistemit elektronik për përdorimin e kartelave elektronike do të jetë i mundur jo vetëm në autobusët e ndërmarjes transportuese publike por dhe në autobusët privat.
Drejtori i ndërmarjes publike Igor Janushev theksoi se cmimet e shërbimeve të ndërmajes të transportit publik dhe trasnportuesve privat do të barazohen.
Nga 1 shtatori do të ekzistojnë dy lloje të kartelave, kartel të personalizuar dhe jo të personalizuar.
“Bëhet fjal për dy lloje të kartelave, kartel të personalizuar në një cfarë mënyre është kartel personale me emër dhe mbiemër si dhe me foto, ndërsa lloji i tjetër i kartelës është kartel jo e personalizuar që mundë të përdoret si kulet elektronike dhe në të shënohen biletat për 10 vozitje. Gjithashtu pagesa do të mundë të bëhet edhe me celular me thirjen e nr 185. Kartelat personale mundë ti nxjerni në 8 qendra e ndërmarjes publike ndërsa ato jo personale mundë ti bleni në gjitha pikat e qytetit të Shkupit ku shiten bileta”, shprehet drejtori i NTP-Shkup, Igor Janushev.
Me aplikimin e kartelave elektronike do të përshpejtohet transporti me autobusë, ndërsa qytetarët do të kursejnë, kohë, para dhe nerva, thonë nga ndërmarja e transportit publik.
Nga kjo ndërmarje theksojnë se në cdo autobus do të ketë edhe GPS- përmes së cilës në kohë reale do të mundë të gjendet autobusi si dhe do të mundë të kontrollohet se me cfarë shpejtësie po lëviz, apo nëse ka ndonjë problem ne me kohë të reagojmë.
REJHANE BUSHI-METAJ
