Maqedoni
Albert Musliu, zgjedhjet garanci për fillimin e tejkalimit të krizës
31.07.2016 17:23
Mbajtja e zgjedhjeve më 11 dhjetor, nuk është garanci për tejkalimin e plotë të krizës...

Mbajtja e zgjedhjeve më 11 dhjetor, nuk është garanci për tejkalimin e plotë të krizës, por vetëm fillim i mbarë i procesit i cili mund të arrihet vetëm nëse zgjedhjet e mbajtura do të jenë të besueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët garuese në proces.
Marrëveshja e Përzhinës është një proces i cili duhetë vazhdojë edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve, sepse reformat e thella në shtet që duhet të ndodhin janë çelësi i vetëm që qytetarët sërisht të këthejnë besimin e humbur tek funksionimi i shtetit ligjor dhe juridik.
Keshtu për TVM2 thotë analisti Albert Musliu, i cili shprehet optimist se kësaj rradhe palët nënshkruese të marrëveshjes kanë shprehur vullnet të plotë që të dilet në zgjedhje.
“Zgjedhjet nuk janë tejkalimi i krizës, por fillimi i tejkalimit të krizës. Marrëveshja e përzhinës nuk nënkupton vetëm mbajtjen e zgjedhjeve, por nënkupton reforma të thella në disa sfera të rëndësishme të shoqërisë , nënkupton edhe punën pa ndërprerë dhe pa obstruksione të prokurores speciale , ka shumë pjesë të marrëveshjes së përzhinës të cilat duhet të plotësohen që kriza të tejkalohet plotësisht dhe besueshmëria e qytetarëve tek institucionet të këthehet plotësisht. Pas nënshkrimit të marrëveshjes pas gjithë atyre detajeve që janë precizuar, pas zgjidhjes së çështjes së mediave , besoj se të gjithë palët kanë vullnet të dilet në zgjedhje në fund të vitit. Fatmirsisht të gjithë nënshkruesit me inkurajimin e partnerëve ndërkombëtar kanë lënë edhe një datë kontrolli dhe ajo datë është caktuar për më 31 gusht, dhe besoj që liderët do të dalin pozitivisht të orientuar prej takimit dhe do ta aprovojnë hyrjen në procesin parazgjedhor”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Sipas analistit Albert musliu pikat tek të cilat mund të haset ngecje gjatë implementimit, është zgjedhja e kryeredktorit të servisit të parë programor nga ana e LSDM-së, tek formimi i trupit rregullator për punën e mediave si dhe pastrimi i listës zgjedhore.
Analisti Musliu është optimist se kësaj rradhe LSDM nuk do të bëjë gabimin e kundërshatrit të tij politik VMRO-së që sërish të politizojë servisin e parë programor, dhe se anëtarët e trupit rregullator dhe kryeredaktori i TVM1 do të zgjdhet me pëlqimin e esnafit të gazetarëve si dhe të gjitha partive politike, në të kundërtën do të ketë domino efekt.
“Uroj që LSDM të zgjedhi njeri prej sferës së profesionistëve e jo prej ushtarëve partiak. Sepse kjo pjesë si dhe pjesa e trupit rregullator ishin të kontestuara edhe prej shoqërisë civile edhe prej shoqatave të gazetarëve , ngase në mënyrë zyrtare lejohet partizimi i këtyre dy institucioneve. Uroj që LSDM ta tejkalojë vetveten dhe të propozojë ndonjë profesionist. Thash se kompromiset më të mëdha bëhen në sferën e mediave edhe të asaj që ne e quajmë ndarje të partisë prej shtetit. Uroj që të dy këto institucione të kenë njerëz që të mos jenë të kontestuar prej esnafit të mediave”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Marrëveshja e re u nëshkrua nga katër përfaqësuesit e 4 partive politike, me ndërmjetësim ndërkombetar, të cilës duhet ti jepet dritë jeshile me me date 31 gusht, që liderët të arrijnë konkluzion se vendi mund të hyjë në fazë parazgjedhore, e që zgjedhjet të mbahen me 11 dhetor.
MERITA GASHI
