Maqedoni

Dibër, interesim i vogël për konfirmimin e votës

31.07.2016 17:36

Interesimi i qytetarëve që ndodhen në listën e votuesve kontestues në Dibër deri më tani ka qenë i vogël...

Interesimi i qytetarëve që ndodhen në listën e votuesve kontestues në Dibër deri më tani ka qenë i vogël, themi kështu kur dihet fakti se nga 388 emra të listës kontestuese janë paraqitur vetëm gjashtë qytetarër prej të cilëve 4 persona kanë azhuruar emrin e tyre në komisionin shtetëror zgjedhor në njësinë rajonale në Dibër ndërsa dy persona azhurimin e tyre e kanë realizuar përmes internetit.
 
Zyra rajonale në Dibër është e hapur për çdo ditë nga ora 8-30 minuta deri në ora 19.
 
Të punësuarit në zyrën e KSHz-së bëjnë thirrje që të gjithë qytetarëve, posaçërisht atyre të cilët ndodhen në listën e personave të kontëstuar që të paraqiten sepse gjatë ditës së votimit ata nuk do të kenë të drejtën e votës, paraqitja e tyre do ta sigurojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme.
 
ATLI DEMA