Meshë për nder të priftit të vrarë në Francë, marrin pjesë edhe myslimanët
Pesë ditë pas vrasjes së një prifti që tronditi Francën, qindra musliman morrën pjesë në meshën e së dielës...

Pesë ditë pas vrasjes së një prifti që tronditi Francën, qindra musliman morrën pjesë në meshën e së dielës, për të shprehur indinjatën e tyre kundër terrorit sidomos në objekte fetare.
Ishin më shumë se 100 në katedralen e Ruenit në mes të rreth 2 mijë besimtarëve që ishin mbledhur për një meshë në homazh të atë Jacques Hamel, prifti 85-vjeçar i therur të martën në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray nga dy të rinj, 19-vjeçar, që deklaroheshin si anëtarë të organizatës Shteti Islamik.
“Prania e myslimanëve është një gjest i guximshëm, një gjest paqeje”, theksoi kryepeshkopi, Dominique Lebrun.
“Ju konfirmoni kështu se refuzoni vrasjet dhe dhunën në emër të Zotit. Në të gjitha qytetet e Francës myslimanët i ishin përgjigjur thirrjes së pazakontë të Këshillit Francez të Kultit Mysliman, që është përhapur gjithashtu edhe në Itali, ku nga Milanoja deri në Sicili, delegacione të vogla imamësh, personalitetesh dhe besimtarë myslimanë ishin të pranishëm nëpër kisha, për të dënuar vrasjen e priftit.
