Maqedoni

KSHZ, të drejtën e votës e kanë konfirmuar 595 qytetarë

31.07.2016 17:47

Deri sot në ora 13, në KSHZ janë paraqitur gjithsej 595 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv...

Numri më i madh i të paraqiturve janë në komunën e Çairit 91 persona, pastaj vijnë komuna qendër 63, persona, 60 në Aerdorom, 39 në Kërçovë, nga 35 në Gostivar dhe Karposh dhe pjesa e mbetur në komunat tjera të vendit.

Në Tetovë megjithse numri i personave që u kontestohet vota arrinë në 3188 brenda këtij afati janë paraqitur vetëm 19 persona.

Nga këto qytetarë, siç njoftojnë nga KSHZ, 142 prej tyre janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 453 qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.

Gjithsejt në listen e votuesve të kontestuar janë 39.502 presona, të cilët deri më 19 gusht çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 19:00 duhet të paraqiten në njësitë rajonale të KSHZ-së, apo edhe në formë elektronike, për të konfirmuar të drejtën e tyre të votes, në të kundërtën do të fshihen nga lista zgjedhore.

MERAL ISMAILI