Maqedoni
Kumanovë : I sëmuri psikik ia shuan jetën policit
31.07.2016 18:07
Incidenti i rëndë me bilanc tragjik mbrëmë e ka tronditur Kumanovën...

Në të vërtetë mbrëmë rreth orës 22.30 në lagjen e romëve “Sredorek“ pas raportimit për dhunë familjare, katër policë kanë shkuar për ta arrestuar 33 vjeçarin Enver Bajramovski, i cili kishte maltretuar dhe lënduar të ëmën dhe motrën.
Policët aty kanë hasur në agresivitet të madh nga tashmë dorasi, dhe në momentin kur policët kanë dashur të dalin nga dhoma, ai e merr thikën dhe e godet pas shpine policin Goran Stanishevski, 36 vjeç, i cili në spitalin e Kumanovës ndërro jetë nga plaga e marr fatale.
Ekipi ynë sot vizitoi shtëpinë ku ka ndodhur incidenti, ku e ëma rrëfen rastin duke sqaruar se i biri i saj është i sëmurë psikik, për çka është duke u kuruar në spitalin psikiatrik në Bardovcë, kurse këtu ndodhej për pushim uikendi.
“Djali ynë nuk është mirë mentalisht dhe me shëndet. Ja edhe mua edhe vajzën na ka rrahur Babai ka ardhur ia ka dhënë medikamentet dhe mendonim se nuk do të rrahej më. Por ai në atë moment na i ka shkulur flokët të dyjave. Neve na vie keq për vdekjen e policit“, thotë e ëma e dorasit Resmije Bajramovska.
Incidentin e mbrëmshëm e konfirmoi edhe MPB.
NEXHAT AQIFI
