Maqedoni

Rusia ndalon importin e mishit nga Maqedonia

31.07.2016 18:18

Shërbimi Federal Rus për veterineri dhe kontroll fito- sanitar dje miratoi vendimin për kufizimin e importit të mishit...

Shërbimi Federal Rus për veterineri dhe kontroll fito- sanitar dje miratoi vendimin për kufizimin e importit të mishit dhe prodhimeve tjera të mishit nga Maqedonia.
 
Vendimi është marrë për shkak të regjistrimit të epidemisë në lëkurën e gjedheve në Maqedoni.
 
Ndalesa ka të bëjë me importin e prodhimeve të mishit të bagëtive si dhe nga kafshë tjera që janë të prekur nga sëmundja e lëkurës, në veçanti prodhimet që nuk janë të përpunuara në mënyrën përkatëse.
 
Njëkohësisht, Shërbimi Federal për kontroll veterinar dhe fito- sanitar i Rusisë, përkohësisht kufizoi transportin e gjedheve dhe kafshëve tjera me sëmundjen e lëkurës përmes territorit të Rusisë.
 
Federata Ruse miratoi ndalesa të tilla edhe për prodhimet e mishit nga Mali i Zi.