Papa meshë në Poloni, në prani të 2.5 milion besimtarëve
Papa Françesk ka mbajtur Meshën e së Dielës, në të ashtuquajturën, Fushë e Mëshirës, afër qytetit Krakov në Poloni

Papa Françesk ka mbajtur Meshën e së Dielës,në të ashtuquajturën, Fushë e Mëshirës, afër qytetit Krakov në Poloni, ku ishin të pranishëm më se 2.5 milionë besimtarë.
Qindra mijëra të rinjë, priftë dhe famlije të tëra, kishin ardhur që gjatë orëve të natës për të marrë pjesë në meshën përfundimtare të festivalit, Dita Botërore e Rinisë, që ka zgjatur një javë.
Papa Françesk i tha turmës së njerëzve se ata do të duhej të ishin ëndërrimtarë që besojnë në një botë “që e refuzon urrejtjen ndërmjet njerëzve” dhe “refuzon të shohë kufij dhe barriera”.
“Njëherë e përgjithmonë, ne duhet të kuptojmë se asgjë nuk e arsyeton derdhjen e gjakut të vëllait ose motrës; se asgjë nuk është më i çmueshëm se personi afër nesh”, tha Papa gjatë meshës së sotme në Bzhegi afër Krakovit.
Sipas tij, “bota është në luftë”, por mënyra për “ta kapërcyer frikën” është që të mirëpriten njerëzit që largohen nga konfliktet dhe shtypja. Ky ishte një mesazh i fuqishëm në Poloni, autoritetet e së cilës aktualisht kanë një qëndrim të fortë kundër migrantëve.
