Botë
Arrestime të reja në lidhje me vrasjen e priftit në Ruan
01.08.2016 09:55
Policia franceze dje arrestoi dy persona për të cilët besohet se janë të lidhur me sulmin në kishën në qytetin Ruan...

Policia franceze dje arrestoi dy persona për të cilët besohet se janë të lidhur me sulmin në kishën në qytetin Ruan gjatë ditës së martë, me ç'rast një prift u vra, transmeton Bi-Bi-Si.
Prifti Zhak Amel u vra nga dy adoleshentë xhihadistë gjatë të martës së kaluar, Abdel Malik Ptizan dhe Adem Kermis. Akti terrorist ka ngjallur druajtjet e intolerancës fetare të mundshme në Francë.
Njëri nga të sapoarrestuarit Farid K (30) është farefis i Ptizanit, njërit nga sulmuesit. I dyshuari tjetër është Zhan-Filip Stiven (20). Për të ekzistojnë dyshime se në qershor ka tentuar të shkojë në Siri, së bashku me Ptizan.
Përgjegjësi për sulmin terrorist ka marrë SHI-ja./mia
