Botë
Policia turke "gabimisht" arrestoi 20 profesorë universitarë
01.08.2016 11:45
Guvernatori i Antalisë, Munir Karallogllu sot pranoi se policia në këtë qytet turk "gabimisht" ka arrestuar 20 profesorë universitarë...

Guvernatori i Antalisë, Munir Karallogllu sot pranoi se policia në këtë qytet turk "gabimisht" ka arrestuar 20 profesorë universitarë, në kuadër të operacionit kundër pjesëtarëve të dyshuar të Organizatës terroriste të Fetullah Gylenit (FETO).
Siç lajmëroi televizioni NTV, "pranimin" e këtillë Karallogllu e dha gjatë tubimit në Antali, ku foli për përpjekjet e autoriteteve "për pastrimin e shtetit nga anëtarët e FETO-s, të cilët janë thellësisht të involvuar në institucionet shtetërore".
"Disa atë e quajnë gjyeti të shtrigave. por, ne nuk gjuajmë shtriga, por tradhtarë dhe vrasës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë", tha Karallogllu.
Me atë rast theksoi se "ndonjëherë bëhen gabime" dhe se "krahas të thatës, digjet edhe e njoma", duke pranuar se disa profesorë "gabimisht" janë përfshirë në listën e të dyshuarve.
Karallogllu theksoi se pas gabimit të konstatuar, profesorët janë liruar dhe prej tyre është kërkuar falje./mia
