Botë

Fetullah Gulen, nuk kam lidhje me grusht shtetin

01.08.2016 15:00

Kleriku mysliman Fetullah Gulen në një intervistë dhënë në SHBA, tha se mbështetës të tij mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit në Turqi...

Kleriku mysliman Fetullah Gulen në një intervistë dhënë në SHBA, tha se mbështetës të tij mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit në Turqi, por deklaron me forcë se ai nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe nuk kishte dijeni për këtë.
 
Në intervistën për CNN, Gulen bëri edhe një herë thirrje që një komision ndërkombëtar të hetojë puçin ushtarak të 15 korrik në Turqi që dështoi që në krye të herës. Kryengritja shkaktoi 270 viktima dhe çoi në një valë arrestimesh.
 
Kleriku thotë gjatë intervistës se ajo që ndodhi në Turqi i ngjason një skenari Hollivudi.
 
Ajo duket më shumë si një film Hollivudi se sa një grusht ushtarak shteti tha ai. I pyetur nëse prapa këtij skenari qëndron vetë Presidenti Rexhep Taip Erdogan, Gulen tha se “nuk marr përsipër një shpifje të tillë pas pasur prova”.
 
“Unë do ta paraqesë veten për Zotit para se të bëj një akuzë të tillë. Unë jam përgjegjës përpara Zotit. Unë kam qenë gjithmonë kundër grushteve të shtetit dhe i mallkoj ata që i organizojnë. Unë do t’i mallkoj ata njerëz që përdorin grushte shteti ndaj demokracisë, lirisë dhe Republikës”, shprehet kleriku mysliman Fetullah Gulen.
 
Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulenit, por Uashingtoni sipas CNN-n ekstradon vetëm ata persona që kanë kryer akte kriminale. Tradhtia e pretenduar nga Erdogan nuk përfshihet tek aktet e ekstradimit.
 
I pyetur nëse kishte një mesazh për Presidentin Erdogan, Gulen thotë: “Unë vetëm lutem që ai nuk do të shkojë para Zotit me gjithë këto mëkate që ka kryer”.
 
FATIJE QAILI