Maqedoni

Situata në Turqi, qytetarët: Nuk i anulojnë pushimet

01.08.2016 14:44

Edhe përkundër zhvillimeve të fundit ne Turqi, qytetarët e Maqedonisë përsëri do të përzgjidhnin bregdetin turk për t’i kaluar pushimet verore...

Por situata e fundit gjithsesi që ka ndikuar dhe ka kryefamiljarë  që do të kishin shkuar në Turqi por pa familjen. Por shumica thonë se nuk ka asgjë për tu frikësuar , pasi resortet bregdetare janë shumë të sigurta. 
 
“Po kisha shkuar, kam qenë 10 here edhe do të shkoja përsëri”…
 
“Nuk keni frikë të shkoni? Jo ndoshta janë vetëm fjalë ato që thuhen”…
 
Po kisha shkuar. Jo, jo nuk kemi frikë”…
 
“Mendoj që bregdeti është i qetë. Mendoj se rreth detit nuk ka trazira”…  
 
“Unë në Turqi ndoshta kisha shkuar vetem, po jo edhe me femijët dhe me familje”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Qeveria turke ka ndërrmarë të gjitha masat që turistët të jenë të sigurtë megjithëse janë shtuar paralajmërimet që të përzgjidhen rezortet me 5 yje të cilësuara si më të sigurtat.
 
Por ndoshta ky sygjerim ka të bëjë edhe me faktin se turizmi turk ka pësuar shumë këtë verë për shkak të sulmeve terroriste dhe të grusht shtetit të fundit.
 
Turistët rusë dhe gjermanë, që përbëjnë numrin më të madh të turistëve të huaj në Turqi, kanë anuluar në masën 60% arazhmanet e tyre, dhe kjo ka bërë që qeveria turke të promovojë edhe më fort turizmin, duke ulur madje ndjeshëm cmimet në kulmin e sezonit veror.
 
Gjithsesi, agjencitë turistike nga Maqedonia nuk po vërejnë ulje të punës.
 
Nga ulja e cmimeve po përfitojnë qytetarët të cilët sivjet për shkak të situatës, mund të qëndrojnë me më pak para në hotele të kategorive ekstra ekskluzive. 
 
REJHANE BUSHI METAJ