Maqedoni

Deputetët filluan pushimet, ligjet e reja presin për miratim pas 24 gushtit

01.08.2016 15:32

Bisedimet mes partive politike tani për tani llogariten si të mbyllura. Deputetët i votuan të gjitha ligjet për të cilat u morrën vesh paraprakisht, dhe tani janë në pushim vjetor...

Kuvendi mblidhet sërish më 24 gusht, ku pritet të shqyrtohet edhe propozim ligji për reklamimin e institucioneve të ekzekutivit.
 
Aktiviteti i fundit i deputetëve ishte miratimi i ribalancit të buxhetit  që përfundoi të premten që lamë pas, ndërsa një ditë më herët u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Punë të Brendshme, të ligjit për shërbime audio dhe audio vizuele, ligjit të kodit penal, si dhe ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor, ku u përfshi ligji për punën në MPB, të gjitha këto paraprakisht të harmonizuara në marrëveshjen e arritur mes partive politike nëshkruese të marrëveshjes së Përzhinës.
 
Në periudhën deri më 15 gusht, do të duhet të dakordohen emrat e anëtarëve të  trupit regulator  I cili do ta monitorojë punën e televizioneve, dhe internet portaleve gjatë 100 ditëshit para zgjedhjeve, si dhe të bëhet emërimi i redaktorit  të programit informativ, në  TVM1.  
 
Sipas dispozitave ligjore, ky trup duhet të formohet më së voni 30 ditë para arritjes së marrëveshjes, respektivisht deri më date 20 gusht.
 
Në ndërkohë më 19 gusht skadon afati në të cilin 39 mijë e 502 votuesit e kontestueshëm duhet ta konfirmojnë të drejtën e tyre të votimit, në të kundërtën në zgjedhjet e ardhëshme nuk mund të votojnë.
 
Nëse të gjitha punët shkojnë ashtu siç është paraparë sipas marrëveshjes së arritur, 31 gushti duhet ti mbledhë në një tryezë të rrumbullakët lidrët e 4 partive politike nënshkruese të marrëveshjes, të cilët do të konfirmojnë rezultatet që dalin nga reformat e kërkuara.
 
Kjo do të jetë celësi I hapjes së rrugës dhe konfirmimit zyrtar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 11 dhjetor të këtij viti. Qeveria e cila do ti organizojë këto zgjedhje duhet të emërohet nga Kuvendi, më së voni deri më date 11 shtator. 
 
 
MERITA GASHI