Maqedoni

Gruevski viziton Shipkovicën, dëgjon problemet, merr edhe një mirnjohje

01.08.2016 16:37

Banorët e Shipkovicës për të dytën herë kanë pritur si jo më mirë ish kryeministrin Gruevski, që i vizitoi ata në prag të përvjetorit të përmbytjeve të vitit të kaluar...

Ata majde ju ankuan kreut të VMRO-së  se qeveria dhe pushteti lokal nuk po jua kompensojnë dëmet , madje se as që është prekur infrastruktura e dëmtuar nga vërshimet. 
 
Gruevski: Si jeni? 
Banor: Mirë, ju si jeni? Unë e kam pasur shtëpinë shumë të dëmtuar dhe nuk kam marrë ende asnjë gjë, asnjë kompensim… 
Gruevski: Përse kështu?
BanoriJa, unë po ju pyes juve.
Gruevski: Na i jepni të dhënat tuaja dhe do e rishikojmë se çfarë është puna. 
 
“Ajo rruga atje lartë është shembur e gjitha .Askush nuk ka ndërmarrë asnjë masë , nuk është aspak mirë plus njërit prej banorëve i ka rënë kulmi një ditë”...
 
“Unë tani nuk dua të shkoj në shtëpi, por nuk jam rehat aspak, mund të ndodhin vërshime përsëri dhe çfarë të bëjmë atëherë? Kam një lutje deri tek ju, të hapet rruga e Përroit , kanali,  ju lutem të paktën të hapet ai kanali ta kemi kanalin, p.sh nëse na vijnë nesër të reshura të mëdha”, u ankuan banorët e tjerë.
 
Lideri i VMRO-së garantoi se  Qeveria ka ndarë mjetet të mjaftueshme dhe se gabimet eventuale gjatë  regjistrimeve të dëmeve , janë  tejkaluar Sipas tij, në Korrik mjetet për dëmshpërblim janë kaluar në llogari të Komunës së Tetovës e cila bën ndarjen e tyre. 
 
“Mesa di unë, Qeveria ka paguar  rreth 25 milionë denarë në dhjetor, në byronë e ekspertëve të gjykatës. Pastaj na u tha se ka nevojë edhe për 8,5 milion denarë të tjerë, meqë ishte bërë një gabim nga ana e byrosë dhe në korrik të këtij viti edhe ato janë kaluar Komunës së Tetovës dhe ato sigurisht janë në process e sipër dhe duhet të paguhen shumë shpejt. Me sa jam i informuar nga ana e kompetentëve, Qeveria e ka kryer punën e saj, tani i ka mbetur komunës së Tetovës të kryejë pjesën e mbetur”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i  VMRO-DPMNE-së.
 
Vizita e liderit të VMRO-së në fshatin Shipkovic, ishte e pa paralajmëruar , dhe ai u shoqërua vetëm nga delegacioni I partisë së tij, natyrisht edhe mediat e lajmëruara në minutën e fundit. Gjatë kësaj vizite ra në sy mungesa e përfaqësuesve shqiptare.
 
Në mungesë të tyre dhe të kënaqur nga premtimet e ish kryeministrit, një banor i Shipkovicës i dhuroi Gruevskit  edhe një mirnjohje. 
 
VISAR SADIKI