Zgjedhjet në Maqedoni do të kenë 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj
Për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare në Maqedoni, deri më tani janë akredituar 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj, si dhe 222 përkthyes…….

Për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare në Maqedoni, deri më tani janë akredituar 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj, si dhe 222 përkthyes.
Sipas të dhënave nga ueb-faqja e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), OJQ MOST deri më tani ka karedituar 1.790 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humanitare SINERGIJA 4.970, SHoqata e qytetarëve për demokratizim dhe ngritje të vetëdijes kolektive “Lëvizja VEPRO” 1.500, CIVIL-Qendra për liri 50 vëzhgues, Shoqata e qytetarëve-Qendra për zhvillim të mediumeve – Shkup nëntë dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.
Misioni i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 41 vëzhgues, OSBE 91 vëzhgues, Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës 21, BE – 27 vëzhgues, ambasadat e SHBA-së – 27 vëzhgues, e Suedisë 13, Italisë, 12, Turqisë – 11, Francës tetë, Bullgarisë dhe Holandës nga gjashtë, e Kosovës – pesë, e Sllovenisë – katër, Polonisë, Greqisë dhe Austrisë dhe Spanjës nga tre, e Kroacisë, Kinës dhe Sllovakisë nga dy vëzhgues, e Gjermanisë, Katarit, Malit të Zi dhe Serbisë nga një vëzhgues dhe e Organizatës daneze SILBA dhe Asociacionit për përparim, edukim dhe lobim NEL – 31 vëzhgues.Kërkesa për akreditim drejt KSHZ-së për zgjedhjet presidenciale ka përfunduar, derisa për zgjedhjet parlamentareafati përfundon më 22 prill, përkatësisht pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
