Maqedoni
756 votues të kontestuar janë paraqitur në KSHZ
01.08.2016 16:49
Rreth 800 qytetarë nga grupi i votuesve të kontestueshëm janë paraqitur të KSHZ për t’u regjistruar në Regjistrin Zgjedhor...

Aplikacioni në ueb është rruga që kanë ndjekur pjesa më e madhe e qytetarëve për të bërë kontrollin dhe paraqitjen.
“Përfshi ditën e sotme deri në ora 13, në KShZ janë paraqitur 756 qytetarë. Pjesa më e madhe, përkatësisht 549 qytetarë e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin e KShZ-së ndërsa 207 qytetarë në njësitë rajonale ose në zyrat shtesë të KSHZ-së”, tha Lupka Guguçeska, zëdhënëse e KSHZ-së.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nëse ndodhen në listën e votuesve të kontestueshëm dhe të paraqiten në regjistrim brenda afatit, i cili përfundon më 19 gusht.
“Të gjithë qytetartë që nuk do të paraqiten, nuk do të shënohen në Listën zgjedhore. Ata do të kenë edhe një mundësi për paraqitje përkatësisht për regjistrim në Listën zgjedhore gjatë periudhës së këqyrjes publike, por pasi të shpallen zgjedhjet”, dhtoi Guguçeska.
Sipas KSHZ-së, më shumë të paraqitur për regjistrim në Listën zgjedhore ka nga Komuna Çair, Komuna Qendër, ajo e Aerodromit dhe Komuna Kërçovë.
Kontrolli i kryqëzuar dhe ai në teren, i realizuar nga KShZ-ja, kontestoi të drejtën e votës së 39.502 qytetarëve të Maqedonisë, për shkak të mospërputhjkes së të dhënave.
Për të rikthyer të drejtën e votës këta qytetarë duhet të paraqiten për regjistrim në KShZ ose në formë elektronike ose në zyrat rajonale të këtij institucioni.
SHPËTIM NUREDINI
