Kumanovë, mbytet në ujrat e banjës vajza 13 vjeçare
Edhe një tragjedi tjetër ka tronditur Kumanovën. Në ambientet e Banjës së Kumanovës...
Edhe një tragjedi tjetër ka tronditur Kumanovën. Në ambientet e Banjës së Kumanovës, tragjikisht ka humbur jetën V.Xh. 13 vjeçe nga Kumanova.
SPB e Kumanovës , njohton se vajza me shoqet e saja kanë shkuar për tu larë në bazenin e Banjës. Pas disa momenteve deri sa po laheshin , shoqet kanë vërejtur se V.Xh. ngulfatej në ujë.
Ato kanë reaguar menjëherë duke nxjerrur shoqen jashtë për ti ofruar ndihmën e parë. Menjëherë kanë alarmuar edhe Ndihmën e shpejtë, por për fat të keq gjithçka ka qenë vonë, pasiqë mjeku ka konstatuar vdekjen e sajë.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe ekipi i SPB të Kumanovës.
Ndryshe Banja e Kumanovës mbi 10 vite nuk është në funksion, Në familjen e vajzës të gjithë ishin në pikllim të thellë dhe askush nga familjarët nuk ishte në gjendje të prononcohet për tragjedinë familjare. (Nexhat Aqifi, TVM2)
