Maqedoni
LR-PDSH dhe “Besa”, akuza për ujin e ndotur në Tetovë
01.08.2016 17:00
Lëvizja për Reforma në PDSH ka akuzuar sot kryetaren e saj Teuta Arifi, për keq qeverisje me komunën e Tetovës...

Lëvizja për Reforma në PDSH ka akuzuar kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, për keq qeverisje me komunën. Administrata lokale e drejtuar nga Arifi, e shndërroi Tetovën në një qytet që ka etje të domosdoshme për ujë të pijshëm, për mjedis urban dhe për infrastrukturë të rregulluar mirë për qytetarët e saj.
“Uji është elementi bazë për ekzistencë, ndërsa tetovarët janë viktimë e kësaj administrate komunale që dhe ujin e pijshëm u servohet qytetarëve me përzierje të kanalizimeve fekale, që për këtë veprim të pandërgjegjshëm kryetarja Teuta Arifi duhet të përballet me përgjegjësinë morale ndaj qytetarëve të saj”, thonë nga LR-PDSH.
“Është akt mjaft I ulët dhe tërësisht I pandërgjegshëm, që ujërat e zeza të kanalizimeve të futen në gypat e ujit për pije dhe të mos ndërmerren masat e duhura preventive ndaj shëndetit të qytetarëve. Përpara se të flisni për Europën, duhet të mësoni se atje ka përgjegjësi shoqërore, morale dhe juridike”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.
Për të njejtin problem ka reaguar edhe lëvizja Besa.
“Tetova digjet pa ujë dhe kryetarja bën qejf, tetovarët kishin menduar se ky është kulmi i fatkeqësisë së tyre me këtë pushtet komunal, por dje doli se gjendja edhe më alarmante – edhe ai ujë që vjen, është shumë i ndotur, sepse ujërat e zeza të kanalizimeve janë futur nëpër gypat e ujit të pijshëm. Uji është përtej betejave politike, dhe Tetovës jo vetëm që I helmohet ajri, por tani edhe uji. Si pasojë e kësaj katandie që po ndodhë në qytetin e Tetovës, spitalet po mbushen nga qytetarë që ankohen nga sëmundjet infective”, akuzon lëvizja Besa duke I bërë thirrje kryetares së Komunës të merret me çështjet kryesore e jetësore të këtyre banorëve e jo vetëm me dëfrime.
MIGENA GORENCA
