Maqedoni

Bllacë, qytetarët ankohen, policia stërzgjat kontrollet

01.08.2016 17:25

Fillimi i gushtit njësoj si korriku shton fluksin e udhëtarëve që kalojnë përmes Maqedonisë qoftë për tu kthyer në familjet e tyre...

Fillimi i gushtit njësoj si korriku shton fluksin e udhëtarëve që kalojnë përmes Maqedonisë qoftë për tu kthyer në familjet e tyre, qoftë edhe si turistë nëpër qendrat turistike të vendit apo si kalimtarë tranzitorë.
 
Por qytetarët që hyjnë në maqedoni nga Kosova, përmes vendkalimit kufitar në Bllacë, ankohen se policia e Maqedonisë po e stërzgjat kontrollin e tyre në kufi, edhe pse kalimi i kufirit me Kosovën bëhet vetëm përmes letërnjopftimeve, procedurë kjo që duhej të lehtësonte kalimin e lirë. 
 
Qytetarët shprehen të revoltuar me kontrollet e tepërta nga ana e autoriteteve.
 
“15 min jam duke pritur, ka kontroll  ne te dy anët”...
 
“Perafërsisht 30 min duhet të presim, ka edhe kontrolle nga ana e hyrjes  në kufi nga Kosova në Maqedoni”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Disa gurbetcinj që kthehen në vend, thonë se kontrollet e dyfishta janë të teperta dhe se duhet të përnqëndrohen vetëm në njërin prej kufijve, në atë hyrës, ashtu sic bëjnë gjatë sezonit veror shumë vende fqinje. 
 
“Duhet të kontrollohet vetem nga njëri kufi jo nga të dy kufijt”...
 
“Kjo vetem këtu bëhet, un jetoj në Kanadë kur shkojë në Amerikë vetem kur të hy në shtet kontrollohem kur dal jo, ketu të dy anët kontrollohet, çka ka të kontrollohet un me ato dokumenta po hy edhe me ato po dal”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Por gjatë ditëve të verës nuk ka probleme vetëm kufiri në Bllacë. Edhe në kufijtë me Greqinë pritet 30 minuta.
 
Qarkullimi ëhtsë vështirësuar në këtë periudhë edhe në akset rrugore brenda vendit.
 
Në Strazhë për shkak të punimëve në rrugë edhe numri i madh i automjeteve ka bërë që komunikacioni të zhvillohet me vështirësi.
 
Edhe në Ohër turistët ankohen  se prej qendres se qytetit deri në plazh u janë dashur më shumë se gjysmë ore, për shkak të numrit të madh të veturave të cilat bllokojnë rrugët në këto ditë të nxehta.
 
GAZMEND KURTISHI