Lençe Ristovska, funksionimi i PSP-së nuk është diskutabil

01.08.2016 17:25

Prokuroria Speciale është ne pritje nëse marrëveshja do ta ndryshojë...

Prokuroria Speciale  është ne pritje nëse  marrëveshja  do ta ndryshojë sjelljen e institucioneve per punen e saj. 

Sipas prokurores  se PSP-se Lence Ristovska, ekzistenca e Prokurorisë Publike as që duhet të kontestohet e të bëhen debate rreth saj kur e dimë që ajo u miratua në Parlament me shumicën më të madhe që e dimë deri më tani.

Ne nje deklarate e dhene per portalin PORTALB, Ristovska ka thene se nuk do t’i komentojnë proceset shoqërore, veçanërisht pasi bëhet fjalë për marrëveshje politike.

“E kemi thënë edhe herët tjera se ekzistenca e kësaj prokurorie publike është në kuadër të ligjit që është miratuar në Parlament, e votuar me shumicën më të madhe që është e njohur deri tani në historinë e Maqedonisë dhe për këtë shkak nuk mendojmë se vetë ekzistenca e kësaj prokurorie publike është diskutabile dhe jashtë kornizave ligjore” - shprehet prokurorja Ristovska.

E pyetur nëse marrëveshja i zgjidh problemet e PSP-së me bllokadën që ia bëjnë gjyktatat duke mos ia pranuar kërkesat për paraburgim dhe kërkesat e tjera, Ristovska eshte  shprehur   se nuk mund të komentojë konkretisht por se janë në pritje.