Maqedoni
Rasti “Fortesa” Gj.Penale refuzon edhe një kërkesë të PSP-së
01.08.2016 17:53
Derisa Ristovska pret që institucionet të sillen me përgjegjësi, Gjykata Penale e Shkupit ka refuzuar propozimin e speciales..
Derisa Ristovska pret që institucionet të sillen me përgjegjësi, Gjykata Penale e Shkupit ka refuzuar propozimin e speciales, për caktim të masave për kujdes për tre persona të përfshirë në rastin "Fortesa".
Vendimi erdhio dy muaj pas kërkesës së PSP-së, pas dëgjimit të personave të përfshirë në hetime.
"Pas dëgjimit të personave lidhur me propozimin e Prokurorisë Speciale, Gjykata mori vendimin me të cilën refuzoi propozimin e prokurorisë për të tre personat. Ndaj këtyre vendimeve lejohet e drejta e ankimimit në Këshillin penal të kësaj Gjykate brenda 24 orëve", njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Prokuroria Speciale kërkoi që tre të dyshuarve tu konfiskohet pasaporta por kjo masë nuk ëhstë konsideruar e domosdoshme nga gjykata penale.
Kjo gjykatë ka refuzuar të gjitha kërkesat e ekipit të Janevës për gjithsej 5 personat që a akuzohen nga Specialja për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Paraprakisht u refuzuan kërkesat për marrjen e pasaportës për ish ministren e brëndëshme Gordana Jankullovska dhe kërkesa për paraburgim për shefin e drejtorisë së 5 të SDK-së Goran Grujevski, të cilit gjithsesi I ëhtsë konfiskuar pasaporta.
Edhe për këto dy kërkesa, njëjtë si për 3 kërkesat e refuzuara sot, Gjykata Penale vlerëson se janë masa jo të domosdoshme për ecurinë e proceseve hetimore.
