Maqedoni
Agjencia për ushqim dhe veterinari, masa e ndalimit të mishit për Rusi, e përkohëshme
01.08.2016 18:02
Agjencia për ushqim dhe veterinari vlerëson se nuk ka asnjë pengese që produktet e trajtuara në mënyrë termike dhe nënproduktet e mishit të gjedhëve të eksportohen në tregun rus...

Ndalesa e vendosur për importin e gjedheve, mishit dhe produkteve të tjera të mishit nga Maqedonia në Rusi për shkak të paraqitjes së sëmundjes gungore në vendin tonë, siç theksojnë nga AUV, është me karakter të përkohshëm dhe ka të bëjë vetëm me kafshë të gjalla, të mishit dhe produkteve të mishit të gjedheve të cilat nuk kanë pasur trajtim përkatës termik si dhe nënprodukteve nga gjedhet (lëkura) të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë përkatëse.
"Ndalesa për import, autoritetet ruse të veterinarisë e kanë vendosur në pajtim me standardet e Organizatës botërore për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve OIE", theksohet në kumtesën e sotme të AUV.
Pasi të qetësohet gjendja me sëmundjen gungore në Republikën e Maqedonisë, Agjencia për ushqim dhe veterineri zyrtarisht do të kërkojë prej autoriteteve veterinere ruse të kryejnë rivlerësimin e vendimit të sjellë dhe ta pezullojnë ndalesën e vendosur për importim nga Republika e Maqedonisë", shtohet në kumtesën e Agjencisë.
