Maqedoni
NPK “Tetova” për ujin: Mos përhapni panikë për pëfitime të ulta
01.08.2016 18:09
Por akuzat se uji në Tetovë është i ndotur, I ka përgënjeshtruar ndërmarrja publike komunale, e cila I ka quajtur akuzat si shpifje...

Qytetarët e Tetovës që më 22 korrik janë njoftuar se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, në Kodrën e Diellit, në disa pjesë të qytetit do të vërehet turbullim i ujit për pije.
Duke llogaritur faktin që qytetari është në rend të parë, NPK “Tetova”, nga Qendra për Shëndet Publik, kërkoi jo vetëm analizat e përgjithshme por edhe ato mikro-biologjike të ujit për pije.
Nga analizat e Institucionit kompetent, rezultoi që gjendja e ujit është e pastërt dhe i pijshëm. Edhe nga analizat e realizuara sot, nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit rezulton se uji në qytetin e Tetovës është i pastër edhe për pije.
Çdo tendencë për të përhapur panikë tek qytetarët për sa i takon gjendjes së ujit për pije, pa asnjë fakt, argument, nga institucionet relevante që meren me verifikimin e cilësisë së ujit, është vetëm një politikë e ulët ditore e cila nuk i shërben qytetarit tetovar. Për intencat e tilla, institucionet e Komunës së Tetovës do të ndjekin rrugët ligjore.
Të punosh dhe të flasësh paraqet një dallim shumë të madh. Por të punosh dhe të shpifësh, nuk paraqet gjë tjetër pos një dashakeqësie ndaj qytetarëve thuhet në reagimin e ndërmarjes komunale në Tetovë.
