Botë

Papa Francesku mos e identifikoni Islamin me dhunën

01.08.2016 18:27

Papa Françesku e quan të gabuar qasjen e atyre që identifikojnë Islamin me dhunën, duke thënë se rrënjët e terrorizimit janë padrejtësitë sociale dhe idhujtaria për paranë...

"Nuk mendoj se është e drejtë që të identifikojmë Islamin me dhunën" , deklaroi papa gjatë vizitës pesë-ditore në Poloni.
 
Sipas tij, religjioni nuk është nxitësi i vërtetë i forcës, e cila qëndron pas terrorizmit.
 
"Mendoj se pothuajse çdo fe ka gjithmonë një grup të vogël fundamentalistësh. Kemi  dhe ne nga ata Në qoftë se duhet të flasë për dhunë islamiste, duhet të flitet edhe prë dhunë krishtere. Çdo ditë në gazetat në Itali shoh dhunë, ky e ka vrarë të dashurën, ai tjetri vjehrrën, ndërsa të gjithë ata janë pagëzuar si katolikë", argumentoi Papa duke iu referuar katolikëve. 
 
“E di që është e rrezikshme ta them, por terrorizmi merr formë atje ku nuk ka alternativë tjetër dhe ku paraja bëhet Zot, duke u vënë ajo në qendër të ekonomisë globale dhe jo njeriu. Kjo është forma e parë e terrorizmit, ky është kërcënimi më i madh terrorist i njerëzimit”-shtoi më tej Papa Francesku.