Novak Djokovic triumfon në Toronto për herë të katërt

01.08.2016 19:12

Novak Djokovic fitoi Mastersin e Torontos për herë të katërt...

Novak Djokovic fitoi Mastersin e Torontos për herë të katërt në karrierë pasi mundi në finale Kei Nishikorin në dy sete me rezultatin 6-3, 7-5 duke rrëmbyer njëkohësisht dhe trofeun e tij të 30 në Atp Masters.

Në finalen e Rogers Cup, tenisti serb kërkonte fitoren e nëntë radhazi përballë japonezit që kishte befasuar me suksesin ndaj Wawrinkës në gjysmëfinale.

Djokovic arriti të merrte një game me break për kryesimin 4-2 dhe më pas ruajti shërbimin duke fituar setin e parë pa shumë probleme 6-3. Dhe në setin e dytë Djokovic arriti t’i marrë shërbimin kundërshtarit duke u shkëputur në 2-1, por në game e gjashtë rezultati u barazuar sërish në 3-3.

Në gamen e 11-të Nishikori sërish gaboi me shërbimet e tij duke i dhënë epërsinë 6-5 Djokovicit dhe gjithashtu mundësinë për të shërbyer për ndeshjen, të cilën Nole e shfrytëzoi maksimalisht duke fituar 7-5 dhe krejt takimin me rezultatin 2-0 me sete.

Një sukses që e konfirmon Djokovicin dhe si pretendentin kryesor për fitimin e medaljes së artë në Lojrat Olimpike të Rio De Janeiros.