Maqedoni

Republika e Maqedonisë feston dy Ilindenët

02.08.2016 09:34

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët - 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së...

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kanë kumtuar kambanat në Krushevë, në mesnatën e  Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karev, shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj. 
 
Republika e lirë zgjati dhjetë ditë. Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës. 
 
Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua  pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të FD Jugosllavisë. 
 
Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento. Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore - Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.
 
Manifestime te shumta në këtë ditë mbahen në Qendrën memoriale në Pelincë, para përmendores së Metodija Andonov-Çento, kryetarit të  i Presidiumit të KAÇKM-së si dhe kremtimi kryesor në Meçkin Kamen në Krushevë ku si tradicionalisht për ilinden tashmë kanë mbërriotur edhe  kalorësit nga marshi i Ilindenit.
 
Qyteti do të jetë nikoqir edhe i Takimeve shkencoro-kulturore "Dhjetë ditë Republika e Krushevës".