Maqedoni

Mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe erë

02.08.2016 10:26

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites në më shumë vende...

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites në më shumë vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.
 
Në nivel lokal do të ketë kushte për paraqitjen e motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të përforcuar dhe breshër. Indeksi UV do të jetë 8.
 
Temperatura do të lëvizë prej 24 deri 36 gradë Celsius.
 
Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të mbajë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. 
 
Temperatura do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.