Maqedoni

Në Ilinden "harrohet” roli i shqiptarëve për Republikën e 2 gushtit

02.08.2016 10:33

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrës në Kryengritjen e Ilindenit të njohur tashmë edhe nga histoirianët shqiptarë...

Por roli I tyre dhe I të tjerëve në këtë kryengritje sikur harrohet, duke ua lënë meritën e kësaj pjese të jhistorisë, kryesisht maqedonasve.

Fakte për pjesmarrjen e shqiptarëve në kryengritjen e 2 gushtit, e gjen pothuajse në të gjitha dokumentet e kohës bullgare, austro-hungareze dhe të tjera.

Pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar.

Askush nga historianët maqedonas në këtë ditë nuk e përmend se në këto dokumente të kohës, askund nuk përmendet fjala maqedonas.

Shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së përkohëshme të  Krushevës ku u zgjodhën 6 persona, në paritet dy shqiptar, dy vllehë dhe dy bullgarë.

Në betejën për Republikën e re, mbeti I vrarë edhe komandanti I njësitit që zhvolloi luftimet tek vendi I quajtur Guri I ariut, Pjetër Guri dhe emrin e tij e gjen në të gjitha dokumentet bullgare dhe austro-hungareze të kohës.

Disa historian ëshqiptarë madje pohojnë se pa shqiptarët, as që mund të mendohej Kryengritja e Ilindenit e cila sipas tyre, ishte përpjekja për ndërtimin e një Republike të bazuar si një shtet I të gjitha etniteteve.