Botë

Lojrat Olimpike në prag, ajri në Rio de Janeiro me ndotje në nivele alarmante

02.08.2016 10:51

Në prag të Lojërave Olimpike, ajri në Rio de Janeiro është tepër i rëndë dhe ka nivele shumë të larta ndotjeje...

Në prag të Lojërave Olimpike, ajri në Rio de Janeiro është tepër i rëndë dhe ka nivele shumë të larta ndotjeje, me shumë sesa Ministria e Mjedisit ka publikuar para eventit gjigant sportiv.  
 
Këtë e bën të ditur një hetim i agjencisë Rojters, edhe pse të dhënat zyrtare thonë se cilësia e ajrit në Rio ishte “brenda kufijve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. 
 
Por Rojters përkujton se Rio de Janeiro nuk i ka plotësuar këto standarde as kur mori të drejtën për të qenë vend organizator e as tani që pret nisjen e Lojërave Olimpike.
 
Mijëra persona humbasin jetën në vend për shkak të komplikacioneve që lidhen me ndotjen e ajrit.
 
Ata janë të ekspozuar ndaj kancerit të mushkërive, astmës dhe sëmundjeve të zemrës.
 
Ndotja e lartë vjen për shkak të makinave të shumta që qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit më të madh jugor brazilian , por jo vetëm. Në përgjithësi Brazili vuan nga probleme të mëdha mjedisore.
 
“Reuters” ka kryer teste të veçanta në disa pika kyçe të qytetit: në frontin e parkut olimpik, në fshatin olimpik, në plazhin Copacabana dhe jashtë stadiumit olimpik.
 
Cilësia e ajrit nuk është aspak në standardet e Lojërave Olimpike. Edhe pse është më mirë qytetet aziatike dhe disa qytete të Afrikës, ajo nuk arrin nivelet e Europës apo Amerikës së Veriut.