Botë
Në Turqi 311 ushtarë turq ende po fshihen pas tentimit për grusht shtet
02.08.2016 11:13
311 ushtarë turq edhe më tej po fshihen pas tentimit për puç më 15 korrik, ndërsa nëntë prej tyre janë gjeneralë, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes...

Sipas ministrit ata ndodhen në territorin e Turqisë.
Ai nuk dha koment çfarë do të ndodhë me ushtarët, të cilët kanë ikur në Greqi, pas tentimit për gusht shtet dhe janë mbajtur nga autoritetet greke.
"Nuk mungojnë tanke, aeroplanë, helikopterë, anije apo teknikë tjetër luftarake. Ka megjithatë sasi të konsiderueshme të municionit, të cilin e kanë përdorë pjesëmarrësit në puç", tha Ishik.
Njëkohësisht me dekret, i cili u shpall në gazetën zyrtare 94 gjeneralë nga forcat tokësore, 22 admiralë, 44 gjeneralë nga forcat ajrore ushtarake dhe gjashtë gjeneralë dhe një admiral nga Akademia Mjekësore Ushtarake GATA janë sistemuar në detyra të tjera.
Sipas tij, do të vazhdojnë arrestimet dhe pezullimet edhe më tej.
