Botë
Aksident trafiku në Velipojë, humbin jetën katër persona
02.08.2016 12:31
Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Velipojë, fshat turistik në Shkodër...

Viktimat janë Besmir Kola 29 vjeç dhe Artenisa peraj 24 vjeç, të dy nga Lezha si dhe dy shtetas italianë.
Makina tip BMW ku gjendeshin 4 të rinjtë ra në një kanal në vendin e quajtur tek Hidrovori me thellësi rreth 3 metra në ujë rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Të rinjtë që humbën jetën po ktheheshin nga një lokal nate me muzikë live në Velipojë, ndërsa mësohet se Besmir Kola që ishte drejtuesi i mjetit dhe Artemisa Peraj e fejuara e tij do të martoheshin në 14 gusht.
Viktimat u transportuan për në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ku po punohet edhe për identifikimin e personit të katërt që ka humbur jetën.
Policia e Shkodrës sqaroi se segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti është në ndërtim dhe nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur.
Nga këqyrja e vendit te ngjarjes rezulton gjithashtu se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti.
Muajt e fundit, numri I aksidenteve është rritur ndjeshëm, duke çuar ministrin e brebndhsëm në një vendim drastic, për shkakrimin ngq detyra të të gjithë drejtëirëve të qarkullimit rrugor në Shqipëri.
LULJETA NDOKA
