Maqedoni
Hong Kong tajfuni Nida godet vendin, kalon pa dëme
02.08.2016 12:41
Tajfuni Nida ka kaluar përmes Hong Kongut por përvec frikës nuk ka shkaktuar dëme të mëdha...

Tani stuhia po kalon përmes provincës Guandong, banorët e së cilës janë strehuar në vende të posacme, megjithëse autoritetet nuk kanë ngritur shkallën e alarmit, pasi tajfuni po jep shenja dobësimi të fuqisë së tij.
Të vetmet raportime për dëme në hong kong, janë ato për rrëzime të pemëve apo rrëshqitje të dheut, por që kanë ndodhur jashtë zonave të banuara. Ka pasur edhe dallgë të mëdha në disa pjesë të bregdetit, por që nuk janë përforcuar edhe përkundër kombinimit të tajfunit me një struhi sezonale.
Gjithsesi shkollat dhe bizneset kanë qëndruar të mbyllura sot, janë ndalur edhe qarkullimi I autobuzëve dhe trageteve por ka pasur lëvizje të kufizuar të transportit hekurudhor. Stuhia ka shkaktuar problem më të mëdha në trafikun ajror pasi të gjitha linjat janë anuluar për shkak të syihisë.
