Botë

Rikthehet kriza në det, shpëtohen rreth 700 emigrantë në brigjet Italiane

02.08.2016 14:34

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 697 emigrantë ilegalë në 5 operacione të vecanta në mesdhe pranë brigjeve siciliane...

Në një varkë të vogël që tërhiqte një kaike druri, u shpëtuan 161 emigrantë. Më pas operacionit ju bashkangjit një anije gjermane që shpëtoi 136 emigrantë në një tjetër varkë e më pas ata u transferuan në Itali.
 
Një tjetër patrullë detare shpëtoi 400 emigrantë, në një varkë të tejmbushur që rrezikonte mbytjen pranë brigjeve.
 
Të 697 emirgantët e shpëtuar janë transferuar në kampet në Rexhio Kalabria. Edhe javën e kaluar pranë Sicilisë u shpëtuan 734 emigrantë ilegalë.