Zoran Zaev, një Ilinden i ri, për të kthyer drejtësinë dhe lirinë

02.08.2016 14:41

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev vlerëson se Maqedonia ka nevojë për një ilinden të katërt...

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev vlerëson se Maqedonia ka nevojë për një ilinden të katërt i cili do të rikthente dinjitetin e të gjithë qytetarëve që jetojnë në të.

Republika e Maqedonisë shënon dy ilindenët historikë ,si një vilajet  i “familjes “ në pushtet dhe jo si shtet I qytetarëve të saj, ashtu sic ëndërruan ilindenasit, ka  vlerësuar Zaev.

“Na duhet një Ilinden i ri i katërt ku do të mblidhemi të gjithë, pa marrë parasysh besimin fetar, etnik, gjinor apo bindjet tona. Të gjithë bashkë , ashtu si është shkruar në manifestin e Krushevës, të luftojmë për drejtësi , liri dhe të drejta sociale. Republikën e Maqedonisë  e ka marrë në duar banda e vogël e familjes, por ne përsëri do ta ndërtojmë sipas idealeve të Ilindenit. Së shpejti do të ketë drejtësi ,  ardhmëri dhe  prosperitet. Idealet janë të njëjta, vetëm armët janë ndryshuar. Dikur të parët tanë luftën për liri e kanë bërë me pushka dhe topa, ndërkaq sot arma më e fuqishme e është zëri i popullit” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas liderit të LSDM-së, Republika e Maqedonisë duhet tu takojë qytetarëve të saj dhe zëri i këtyre qytetarëve tashmë po dëgjohet fuqishëm për muaj të tërë në sheshet e të gjitha qyteteve të vendit. Zaev ka drejtuar delegacionin e LSDM-së që ka vizituar Krushevën dhe vendet historike që lidhen me këtë ditë. (Migena Gorenca, TVM2)