Maqedoni
Kryengritja e Ilindenit, Hasani: Fryma e krushevës sot nuk respektohet
02.08.2016 16:16
Në kohën e kryengritjes qyteti I Krushevës ka qenë në përbërje etnike shqiptare vllehe dhe slave...

Në kohën e kryengritjes qyteti I Krushevës ka qenë në përbërje etnike shqiptare vllehe dhe slave, prandaj edhe me ngadhnjimin e kryengritjes pushteti aso kohe u nda në mënyrë proporcionale, deklaron historian skender hasani.
Sipas tij kryengritjes së ilindenit me 2 gusht të vitit 1903 nga histografia maqedonase I është dhënë kahje e zmadhuar edhe pse në esencë ajo ka qenë kryengritje locale e qytetit në rrethinë thot Hasani.
“Kotë qe ipet një jkhaje aq e madhe kësaj kryengritje a në essence sipas dokumantacineve nuk ka qene ashtu. Por pjesmarja e shqiptarëve ka qene sepse në qytet ka qenë në përbërje të dukshme popullata shqiptareqë eshte edhe ne editët e sotme në krushev dhe rrethin dhe ka rezultuar që pushtetit të ndahen në mënyrë proporcionale 20 20 që eshtë një elementë I mirë për vazhdimin e shtetësisë së maqedonisë”, tha Skender Hasani.
Por sipas hasanit gjithçka u devijua me 2 gusht të vitit 1944 ku u shpall shteti etnik maqedonas dhe që u përsërit edhe në vitet e 90 e me kushtetutën e re ku shteti përsëri u definua si shtet etnik I maqedonasve. Këto vendime diskriminuese ndaj shqiptarëve çuan deri ntë konflikti i vitit 2001 theksoi Hasani.
“Ka devijuar me 2 gushtë në vitin 1944 ku është shpallur shteti etnik I maqedonëve që do të thotë që ka devijuar procesin e mirëkuptimin deh aspektin ndëretnik të shqiptarëve maqedonëve dhe të tjerëve. Por ky gabim është bërë edhe vitet e 90 me kushtetutën e rid he me krijimin e shtetit të ri të maqedonisë. Që do të thotë se këto dy vijime e 44 dhe fillimin e proceseve demokratike të viteve të 90 kanë’ devijuar procesin e mirëkuptimit dhe qetësisë prosporitetit të maqedonisë. Jo rastësishtë rezultoi edhe lufta e 2001 ku si rezultat I kësaj lufte u soll dhe hyri në kushtetutë edhe marëveshja e ohërit”, shtoi Hasani.
Sipas Hasanit e vetmja zgjidhje do të jetë një marëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonve bazuar në manifestimin e Krushevës ku pushteti është ndarë me numër të barabartë kuvendarësh.
REJHANE BUSHI METAJ
