Dimitriev dhe Gruevski, dy Ilindenët përgjegësi për paraardhësit
Nga manifestimi qëndrorë në shënimin e 2 Gushtit në “Meçkin Kamen” të Krushevës....

Nga manifestimi qëndrorë në shënimin e 2 Gushtit në “Meçkin Kamen” të Krushevës, kryeministri Emill Dimitriev theksoi se dy ilindenët janë përgjegjësi ndaj paraardhësve tanë dhe ndaj gjeneratave të ardhshme, ndërsa për Maqedoninë, përgjegjësia duhet të jetë më e madhe, përkushtimi – më i fuqishmi, dashuria për punën – e pakursyeshme ndërsa fryma – e pathyeshme.
“Kjo është përgjegjësi edhe ndaj paraardhësve tanë dhe ndaj gjeneratave tona të ardhshme. përgjegjësi e cila vetvetiu bartë peshë shumë të rëndësishme, sepse kur bëhet fjalë për Maqedoninë, përgjegjësia duhet të jetë më e madhe, përkushtimi – më i fuqishëm, dashuria për punën – e pakursyeshme ndërsa fryma – e pathyeshme. Vetëm kështu, dhe me unitet të fuqishëlm, në vend se me përzierje të jashtme, mund të vazhdojmë të hapërojmë rrugës së zhvillimit dhe prosperitetit të atdheut tonë dhe ta përmbushim amanetin e paraardhësve tanë për luftën për Maqedoninë” – tha kryeministri, Emil Dimitriev.
Fitorja, liria, avancimi dhe zhvillimi i suksesit janë qëllimet tona përmbyllëse, dhe kjo mund të arrihet me respektim dhe realizim të vlerave themelore, porositi në fjalimin e tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Rruga e vetme për të ardhur deri tek suksesi është permes taktikave dhe strategjive, me shumë mund dhe punë. Gruevski para të pranishmive tha gjithashtu se është shumë lehtë punët të vëzhgohen nga anësh, të kritkohet dhe të fyhet e gjitha që është krijuar dhe ndërtuar deri më tani.
“Është shumë lehtë ë qëndrosh anësh të vëzhgosh, por edhe të kritikosh dhe të jeshë destruktiv, të pështyshë në gjithçka cfar është bëre, është krijuar dhe ndërtuar, dhe asgjë të mos bësh. Vendi I politikanit është në mesin e qytetarëve, në cdo pëllëmbë të tokës , në cdo qytet, rrugicë, mal apo fshat, ku do qofshin problemet e qytetareve, e jo vetëm për ta dëgjuar por dhe për ti ndihmuar atij. E di se populli maqedonas mezi pret të fitojë shansin për tu prononcuar për gjithë atë se cfar po ndodh, atë që e ka pare dhe e sheh, ta jep votën e tij, të del në zgjedhje të lira , demokratike dhe korrekte dhe të tregojë se qytetarët e Maqedonisë janë pronarët e kësaj pjese të tokës. Se këtu jeton një popull i cili di se çfarë bën dhe cfarë do, një popull i cili di të vlerësojë drejt” – tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski potencoi se Maqedonia ashtu sikur herëve të tjera sic po shkruan historia, edhe kësaj radhe do të del më e fuqishme dhe më e bashkuar.
Ne maqedonasit, këtu në Ilinden porosisim se Maqedonia ashtu si deri më tani në histori, do të del më e fuqishme dhe më e bashkuar, ndërsa ekonomikisht më e sukseshme, tha më tej Gruevski.
