NBA: San Antonio fiton dhe pa Tony Parkerin
Manu Ginobli shënoi 26 pikë, rezultati më i mirë i stinorit për të, duke ndihmuar San Antonio Spurs të fitonte 112-92 ndaj Memphis Grizzlies…………
Manu Ginobli shënoi 26 pikë, rezultati më i mirë i stinorit për të, duke ndihmuar San Antonio Spurs të fitonte 112-92 ndaj Memphis Grizzlies. Skuadra teksane që ishte pa yllin e saj Tony Parker, i cili mungonte për shkak të një dëmtimi e nisi që në fillim fortë ndeshjen duke kryesuar në 12-4.
Rezultati u thellua më tej me kalimin e minutave duke arritur në 22-8, ndërkohë që çereku i parë u mbyll me shifrat 39-28 për San Antonion. Memphis provoi të shkurtonte më tej dallimin, por Ginobli me një goditje të saktë për tre dërgoi Spurs në 45-36.
Epërsia e teksanëve u thellua më tej në fillimin e pjesës së tretë të lojës, me Leonard që shënoi një dypikësh për rezultatin 65-45. Dallimi prej 20 pikësh vazhdoi të ruhej deri në 77-57. Grizzlies provuan të afrohen dhe shkurtuan epersinë deri në 91-76 falë dhe gjuajtjeve të sakta të James Johnson.
Gjithsesi vendasit e menaxhuan shumë mirë epersinë madje deri në fund e thelluan edhe më tej atë duke mbyllur krejt takimin me rezultatin 112-92 që është dhe suksesi i 18-të radhazi për ta, dhe në rast se fitojnë të mërkurën me Oklahoman do të kenë mundësi të barazojnë dhe rekordin historik të skuadrës së tyre për fitore në seri.